A është e njohur për ju kjo bisedë?
- Çfarë profesioni keni?
-Jam punonjës social.
- Aha, sa mirë! (pauzë) Po çfarë bën ti...
-Un gjatë punës time përpiqem të ndihmoj njerëzit me probleme sociale, më saktë ti aftësoj ata të zgjidhin problemet e tyre.
- E kuptoj, ngjashëm me psikologun.
- Jo tamam. Puna Sociale është krejtësisht dicka tjetër, është një profesion i mirfilltë. Një Punonjës social... Dhe kështu vazhdon biseda deri sa mendoj që bashkëbiseduesi është sqaruar.
Para 7 vitesh as un nuk e dija se çështë puna sociale. Më kujtohet sa kam qarë kur mësova që kisha fituar këtë degë. E kisha zgjedhur vetëm për të mbushur formatin e aplikimit.
Në atë moment e gjithë ajo që dija për punonjësin social ishte imazhi i një gruaje që shkonte dhe kontrollonte gjendjen e fëmijëve jetimë në familjet kujdestare apo birsuese të cilën e kisha parë në filma. E fillova universitetin plot dilema për të ardhmen time dhe për cudi në këtë profesion gjeta vetveten.
Sot pas përfundimet me sukses të studimeve pasuniversitare në këtë fushë, e ndjej që të kontribuoj në njohjen dhe promovimin e punës sociale. Sado modeste përpjekja ime uroj ti ndihmojë kujdo që kërkon të krijojë një ide më të saktë mbi punën sociale.
Përzemërsisht Arena!
👏👏👏
ReplyDelete