Thursday, March 12, 2020

Çfarë është profesioni i punës sociale?


Gjatë  studimeve jam njohur me shumë përkufizime mbi punën sociale, autorë të ndryshëm e shohin në këndveshtrime të ndryshme:
Sipas (NASW 1970-1980 Shoqata kombëtare e Punonjësve social në Amerikë)  "Puna sociale është një aktivitet profesional, që ndihmon individët, grupet ose komunitetet, të përmirsojnë ose shtojnë kapacitetet e tyre për funksionimin social si dhe krijon kushte të favorshme sociale për të realizuar këtë qëllim".
Ndërsa sipas CASW (shoqata kanadeze e Punës Sociale), puna sociale është "një profesion i interesuar të ndihmojë individët, familjet, grupet, dhe komunitetet që ta rrisin mirëqnien e tyre individuale dhe kolektive"
Në një tjetër konceptim, " puna sociale synon ta rrisë funksionimin shoqëror të individëve - të vetëm apo në grupe - me veprimtari që përqëndrohen në marrdhëniet e tyre shoqërore, që përfshihen në ndërveprimin e njeriut me mjedisin. Këto veprimtari mund të grupohen në tre funksione, që janë: riaftësimi i kapacitetit të dobët; përgaditja dhe vitalizimi i burimeve individuale dhe shoqërore; parandalimi i disfunksioneve shoqërore ( Werner W. Boehm, Objectives of the Social Work Curriculum of the Future, Curriculum Study l, 1959, fq. 54)
E thënë në mënyre më të thjeshtë "puna sociale është profesioni më gjithëpërfshirës i shërbimeve humane dhe me kalimin e kohës është njohur si profesioni që fokusohet  në ndihmën e njërzve për të përmirsuar funksionimin social (Gjermeni E, Metoda dhe Shprehi në Praktikën e Punës Sociale fq 15). Pra një punonjës social ndihmon njerëzit të konsolidojnë ndërveprimet  e tyre me personat që i rrethojnë ( fëmijet, prinderit, partnerët, kolegët, komunitetin) dhe burimet e mjedisit (institucionet publike dhe private).
Pavarsisht sa thashë më sipër kur me pyesin se çështë puna sociale  fraza e parë që më vjen në mendje është: " Puna sociale është art, shkencë dhe profesion"
E si ta kuptojmë këtë?



Është art sepse të punosh me shtresat më ne nevojë të shoqërisë vërtetë nevojitet të njohësh artin e komunikimit, të arrish të kuptosh tjetrin, të thuash me fjalë të thjeshta gjërat më të ndërlikuara, ta kuptosh  dhimbjen e tjeterit  ashtu sic ai e ndjen, pa ta treguar ai, dhe prap të jesh në gjendje të mos përfshihesh emocionalisht. Të jesh një punonjës social i mirë duhet të jesh dhe një "piktor i mirë", duhet të arrish të vizatosh  ylberë plot ngjyra në mendjet e njererëzve që mendojnë vetëm bardh e zi. Gjithashtu duhet të jesh një animator i mirë, duhet të arrish të fusësh gëzim dhe shpresë në zemrat e njërzve përmes, fjalëve, gjesteve,apo qëndrimeve.
Puna sociale është profesion pasi ajo së pari është një disiplinë shkencore. Që të bëhesh një punonjës sociale, duhet të studjosh në degën përkatëse. Është profesion për faktin se zotëron cdo element për të qënë  i tillë, ai si cdo profesion tjeter ka: vlerat, standartet, parimet, si dhe kodin e etikes në bazë të së cilit ushtrohet.
Referencat
-Dragoti E. Hyrje ne pune sociale, Tirane 2009
-Gjermeni E, Metoda dhe Shprehi në Praktikën e Punës Sociale.


No comments:

Post a Comment

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...