Puna sociale është e lashtë sa vetë jeta...
Ajo ekzistonte si një praktikë jetike edhe para se të ishte nje profesion i mirfilltë.
Për të qënë më të qartë puna sociale dikur quhej "ndihmë reciproke" ku individët grupet dhe komunitet ndihmonin njëri tjetrin në raste si: varfëri, sëmundje, kujdes ndaj fëmijeve në rast vdekje të prindërve etj.
Përherë ka patur përpjekje vullnetare për të ndihmuar individët, komunitetet apo shoqëritë me probleme sociale.
Në fundin e shekullit të 18, ajo që njihet si pionerja e punës sociale Jane Adams themeloj "Settlement House Movement" në SHBA e cila kishte si misjon ofrimin e shërbimeve ligjore, arsimore dhe shëndetsore për të varfërit. Punonjësit social të asaj kohe organizoheshin në shtëpi/kampe në zonat ku kishte probleme të theksuara sociale.
Deri në vitin 1913, ishin shpërndarë 413 vendbanime në 32 shtete në vend për të përmirësuar jetën e të varfërve.

Në shekullin e 19 me revolucionin industrial jeta filloj te bëhet me dinamike, njerzit filluan te migrojnë nga periferia në qëndrat urbane dhe kështu filluan të humbasin njohjet dhe lidhjet që dikur kishin mes vete.
Gjithashtu në këtë periudhë u shfaqën shumë sëmundje mendore dhe fizike. Probleme sociale si varfëria e skajshme, përjashtimi social, trafikimi i qenieve njerzore apo mungesa e strehimit tashme kishin nevojë për një trajtim profesional.
Në kushte të tilla lindi dhe profesioni i punës sociale i cili deri në këtë kohë ishte përpjekje vullnetare për të zbutur problemet sociale. Grupe dhe organizata të ndryshme punonjësish social filluan të angazhohen në rivendosjen e mirëqënies sociale.
Në vitin 1903 profesioni i punës sociale filloj të mësohet përmes trajnimeve në Departementin e Sociologjise në Universitetin e Londres. Individë të trajnuar në njohjen dhe trajtimin e problemeve sociale i gjeje kudo, në shkolla, spitale, agjensitë e mirqënies familjare dhe të fëmijës etj. Në vitin 1930 Puna sociale merr statusin profesional.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u bënë përpjekje për të përmirësuar statusin profesional të punës sociale. Në vitin 1952 u formua Këshilli për Arsimin e Punës Sociale.
Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë është themeluar në vitin 1955. NASW është një nga organizatat më të mëdha të anëtarësimit të punëtorëve profesionistë socialë në botë, me më shumë se 120,000 anëtarë. Ajo punon konform me rritjen profesionale dhe zhvillimin e anëtarëve të saj, për të krijuar dhe ruajtur standarde profesionale dhe për të hartuar politika të shëndosha sociale.
Në vitin 1970 ne SHBA u themelua nga kolegjet dhe universitetet, BSW ( bachelor në punën sociale) si një program hyrës në profesionin e punës sociale.
Nga fillimi i viteve 2000 punonjësit social pëbëjnë përqindjen më të madhe të profesionistëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor dhe shërbimeve të familjes në mbarë botën e sidomos në Angli dhe SHBA.

Sot formimi akademik i punonjësit social fillon nga niveli bachelor e deri tek profesor i asocuar. Ata i gjen në cdo nivel të ofrimit të shërbimeve sociale, duke filluar nga puna me individin deri tek hartimi i politikave sociale.
Referencat
Referencat
No comments:
Post a Comment