Thursday, March 19, 2020

Puna sociale në Shqipëri.

"Përherë në kohën dhe vëndin e duhur!"
Puna sociale  është një ndër profesionet më të reja në vendin tonë.  Për herë te parë ky profesion u bë i njohur në vitin 1992.  Deri në atë periudhë nuk ekzistonte si term e as si praktikë. Si një profesion i ri duket se erdhi në kohën më të përshtarshme. Në një kohë kur me të vërtetë nevoitej ndihma profesionale e punonjësit social.


Rënia e regjimit komunist dhe vendosia e demokracisë e cila erdhi përmes revoltës, solli me vete shumë probleme sociale. Njerëzit filluan ti thyejnë kufijtë imagjinar të vendosur gjatë komunizmit. Ata filluan të dynden drejt qëndrave urbane. Gjatë këtij migrimi ata lanë pas shtepitë, punën, rrethin e ngushtë dhe cdo gjë që kishin për të t'ja filluar nga e para.  Sfidat ishin të mëdha duke filluar me gjetjen e strehimit, punës, shkollës së fëmijeve, përshtatja me mjedisin e ri etj.
Në këtë situatë u shfaqën probleme si: varfëria,  mungesa e strehimit, droga, alkoholi, trafikimi i qenieve njerzore, delinkuencat rinore etj. Gjithashtu tranzicioni u shoqërua me përplasje kulturash e cila solli paragjykime, diskriminime e deri në përjashtime sociale drejtuar personave që erdhën nga periferia.
Në gjithë këtë situatë të krijuar punonjësit social dhanë një kontribut shumë të madh në rivendosien e stabiliteit social.
Një tjetër sfidë me të cilën u përball vendi ynë në fundin e  viteve 90 ishte menaxhimi i situatës dhe mikpritja e popullit të Kosovës të cilët emigruan drejt vendit tonë gjatë kohës së luftës.  Edhe në këtë rast punonjësit socialë ishin prezent dhe madje shumë aktivë në ndihmë të personave që po përjetonin trauma  si : humje e njerëzve të dashur, humbje e pasurisë, dhunë e të gjitha llojeve etj.
Vlen të theksohet se puna sociale në shqipëri që në fillimet e saj është menduar si një disiplinë shkencore.  Shkolla e punës sociale për  të parën herë në vendin tonë është hapur në vjeshtën e vitit 1992 bazuar në VKM nr 348 dt. 10.08.1992.
Në vitin 1996 u diplomua brezi i parë i Punës Sociale në Shqipëri. Tregues për profesionalizmin dhe formimin akademik  është edhe fakti që sot shumica prej tyre janë personalitete të shquara të këtij profesioni, në ofrimin e shërbimeve, përgaditjen akademike të punonjësve social të rij si dhe në vendimmarrje e politikbërje.
Gjatë viteve punonjësit socialë shqipëtarë kanë punuar pareshtur në ngritjen dhe përhapjen e këtij profesioni shumë të nevojshmëm për shoqërinë.
Sot Puna Sociale në Shqipëri studiohet në disa nga Universitetet shtetërore me në zë si psh: Universiteti i Tiranës, Universiteti  i Shkodrës "Luigi Gurakuqi" , Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" etj.
Kurrikulat shqiptare i ofrojnë punonjësit socialë formim akademi i cili fillon nga  niveli bachelor e deri tek Doktorratura.
Profesionistët e punës sociale sot i gjen kudo në institucionet tona si private ashtu edhe shtetërore, duke ofruar kontributin e tyre në funksion të mirqënies sociale.


Referencat

No comments:

Post a Comment

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...