Shpesh kur pyetem rreth profesionit tim kuptoj që më së shumti më ngatërrojnë me kolegët e mij psikologë dhe sociologë.
Si fillimi duhet sqaruar që të tre janë profesione të mirfilltë, të ndarë nga njëri tjetri. Që të zotërohet cilindo prej tyre duhet të ndiqen studimet në degën përkatëse.
Po nga buron gjithë kjo ngaterresë në shoqëri? Pse përherë puna sociale i atashohet ose sociologjisë ose psikologjisë?
Në vijim do përpiqem që të qartësoj këtë ngaterresë shkurtimisht, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë.
Fakti që janë profesione me qasje sociale ju jep atyre shumë ngjajshmëri, dhe kjo e bën konfuze masën e gjërë.
Një element tjetër që duhet sqaruar është se një punonjës social veç të tjerash, pjesë shumë të rëndësishme të formimit të tij akademik ka marrjen e dijes sociologjike dhe psikologjike.
Për sa i përket sociologjisë ajo është shkenca e cila merret me studimin e shoqërisë. Këtë e kuptojmë edhe nga ndërtimi morfologjik i emrit, Sociologji = Socio (shoqëri)+Logos (shencë). Për ta bërë më të kuptueshme një sociolog interesohet tu përgjigjet pyetjeve si: si, pse, kur, ndodhin ngjarje të ndryshme në shoqëri. Punonjësit social përvec këtyre te fundit janë më shumë të fokusuar në ndërhyrjen konkrete në zgjidhjen e problemeve sociale pra, në rast se një sociolog merret me anën teorike të problemit, punojësi social, punon në funksion të zgjidhjes së tij.
Përsa i përket psikologjisë ajo ndryshe njihet si shkenca që studjon shpirtin , psyche (shpirt)+logos(shkenc). Psikologu e studjon të brendëshmen e njeriut përmes sinjaleve që ai pasqyron së jashtmi pra, përmes sjelljes se tij. Po ta krahasojmë tani punën e psikologut me atë të punonjësit social shohim që, psikologu fokusohet me tepër tek sjellja e njeriut dhe synon ekujlibrin e tij të brendëshëm, ndërsa punonjësi social më së shumëti angazhohet në funksionimin shoqëror dhe synon mirqënien sociale.
Duhet theksuar që këta tre profesionistë (punonjësi social, psikologu, sociologu) shpesh në përditshmëri i gjen të punojnë sëbashku në të ashtëquajturat grupe multidisiplionare. Në këtë mënyrë ata i bëjnë një trajtim më të plotë problemit duke e analizuar në tërësi. Për ta përmbyllur po marr një shembull: Gjatë punës në grup për zbutjen e varfërisë, sociologu merret me studimin e fenomenit varfëri, pra përpiqet të identifikojë shkaqet, pasojat, shtrirjen etj. Psikologu merret me rekuperimin e demeve psikologjike të shkaktuara nga kjo situatë siç mund të jenë, stresi, depresioni, ndjenja e inferioritetit etj. Ndërsa punonjësi social angazhohet në gjetjen e alternativave për zbutjen e varfërisë duke lidhur individët me burimet e komunitetit të llojit shërbime apo punësim.
No comments:
Post a Comment