Kjo është pyetja me e shpeshtë që dëgjon punonjësi social sa herë që pyetet rreth profesionit të tij. Për të qënë e sinqertë kjo nuk është një pyetje e lehtë për t'ju përgjigjur.
- Pse? -Do të thojë dikush.
Jo sepse një punonjës social nuk e ka të qartë rolin dhe detyrat e tij në shoqëri, por sepse këto të fundit janë të shumta dhe gjithëpërfshirëse. Ndoshta është më mirë të them "nuk di nga t'ja fillojë" për të shpjeguar punën që bën.
Për të kuptuar më mirë punën e një punonjësi social po e filloj nga misjoni i tij. Misjoni i punës sociale fokusohet në ofrimin e ndihmës ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë, fuqizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteve me qëllim arritjen e drejtësisë dhe mirëqënies sociale. Për të plotësuar këtë misjon ai ndërmerr role të ndryshme.
Ai është aktivist, në mbrojtje të të drejtave të klientit të tij, është lobues i të drejtave te munguara. Një punonjës social është ndërlidhës mes klientëve dhe burimeve që ofron kominiteti, është negociator në funksion të sigurimit të nevojave të tyre. Ai është iniciator i nismave të ndryshme në funksion të drejtesisë dhe mirqënies sociale. Punonjësi social është lehtësues grupi, folës i grupit që përfaqson. Roli i avokatit të grupeve apo individëve të marzhinalizuar është gjithashtu një ndër rolet që më së shumëti ai ndërmerr. Punonjësi social është kërkues shkencorë , ai angazhohet shpesh në hulumtime mbi ngjarjet apo problemet sociale që trajton. Gjithashtu ai është një hartues dhe zbatues i mirë politikash, programesh e projektesh sociale.
No comments:
Post a Comment