Monday, June 15, 2020

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale


Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve.
Në vijim do njihemi me parimet etike të punës sociale të cilat bazohen në vlerat e saj.


➡️Vlera: Shërbimet.
▶️Parimi etik: Qëllimi parësorë i punonjësit social është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe të adresojë problemet sociale.
Kjo do te thotë se punonjësit social nuk e ngrejnë punën e tyre profesionale mbi interesin vetiak. Ata investojnë vlerat dhe njohuritë e tyre për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Vlen të theksohet që punonjësit socialë inkurajohen të vullnetarizojnë një pjesë të aftësive të tyre profesionale pa pritur ndonjë shperblim të konsiderueshëm financiar.
➡️Vlera: Drejtësia sociale
▶️Parimi etik: Punonjësit social sfidojnë padrejtësinë sociale.
Punonjësit social që në fillesat e këtij profesioni ateherë kur ekzistonte si një përpjejke vulletare për të zbutur problemet sociale kanë promovuar drejtesinë sociale.
Kjo është edhe arsyeja pse ata i gjen përher të angazhuar me probleme si varfëria, papunësia, diskriminimi etj.
Drejtësia sociale ngrihet mbi ofrimin e mundësive  dhe aksesit në burimet e komunitetit në përputhje me nevojat, karakteristikat dhe prioritetet e grupeve apo individëve.
➡️Vlera: Dinjiteti dhe vlera e personit
▶️Parimi etik: Punonjësit social respektojnë dinjitetin dhe  vlerësën e qenësishme të personit.
Një punonjës social e trajton cdo njeri me kujdes dhe respekt duke patur parasysh dallimet individuale, përkatesinë etnike apo diversitetin kulturorë. Ai përpiqet të rrisë kapacitet e klinetëve dhe të adresojë problemet e tyre  në një mënyrën sa më humane si dhe ne përputhje përherë me vlerat, parimet dhe standartet profesionale.
➡️Vlera: Rëndësia e marrëdhënieve njerëzore
▶️Parimi Etik: Punëtorët socialë njohin rëndësinë qëndrore të marrëdhënieve njerëzore.
Njerëzit janë qënie sociale dhe si te tilla nuk mund të jetojnë larg lidhjeve të tyre. Studimet e ndryshme psikologjike  tregojnë që njeriu në një përqindje të lartë e kupton vetëveten ( krijimi i vetkonceptit) falë shoqërizimit me të tjerët dhe ndërveprimit me mjedisin rrethues.
Duke njohur rëndesinë  e marrëdhënieve njerzore punonjësit social i përdorin ato shpesh si mjete ndihmëse në punën me klientet. Ata vazhdimisht përpiqen që ti kurojnë, rivendosin, ruajnë e forcojnë këto  lidhje duke rritur kështu mirëqenien e individëve, familjeve, grupeve sociale, organizatave dhe komuniteteve.
➡️Vlera: Integriteti
▶️Parimi Etik: Punonjësit social sillen në një mënyrë të besueshme.
Punonjësit socialë janë vazhdimisht të vetëdijshëm për misionin e profesionit te tyre vlerat, parimet  dhe standardet etike  si dhe praktikën duke ruajtur qëndrueshmërinë mes tyre.  Punonjësit socialë veprojnë me ndershmëri dhe me përgjegjësi dhe promovojnë praktika etike nga ana e organizatave në të cilat bëjnë pjesë.
➡️Vlera: Kompetenca
▶️Parimi Etik: Punonjësit socialë ofrojnë shërbime në fushat e tyre të kompetencave si  dhe zhvillojnë dhe forcojnë ekspertizën e tyre profesionale.                                            Punonjësit socialë vazhdimisht përpiqen të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale dhe t'i zbatojnë ato në praktikë.  Një punonjës social nuk ndalon asnjëherë së mësuari. Ai është përher në përpjejke për të zbuluar dhe përsosur metodat e tij të punës.Në njefarë mënyre punonjësi social duhet të përparojë në praktikat e tij të punës konform  dinamikave të problemeve sociale. 

No comments:

Post a Comment

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...