Në postimet e mëparshme u njohëm me misjonin e punës sociale, rolet e punonjësit social, nivelet e punës sociale etj. Theksuam që puna sociale ka tre nivele të ndryshme ndërhyrjeje mikro, mezo dhe makro të cilat shpesh në literaturën e punës sociale i gjen të emërtuara si metoda të punës sociale. Këto njihen edhe si metodat bazë punës sociale. Nga ana tjetër kemi administrimin dhe kërkimin shkencorë të cilët shërbejnë si metoda ndihmëse të punës sociale.
-Në çfarë kuptimi metoda ndihmëse⁉️
Nga vetë fjala metoda ndihmëse të punës sociale nënkuptohet që e ndihmojnë ecjen përpara të këtij profesioni.
-Si❓
-📔🖋️Administrimi social shërben si një rregullator i praktikës së punës. Përmes tij organizohet puna në institucionet e ofrimit të shërbimeve sociale. Ai i jep punës sociale pamjen e një profesioni të vërtete në nivel institucional, duke filluar nga menaxhimi i burimeve njerzore, materiale, ofrimit të shërbimeve, marrëdhënies me klientet/komunitetin etj. Një aspekt tjetër për të cilin kujdeset administrimi është hartimi i politikave institucionale, organizative si dhe vendimarrjeve të tjera në përputhje me qëllimet, strategjitë dhe drejtimet e shërbimeve sociale.
🔎Kërkimi shkencorë i shërben punës sociale si një mjet shumë i nevojshëm hulumtimi, monitorimi e vlersimi. Përmes kërkimit shkencorë arrihet identifikimi dhe matja e shtrirjes apo ashpërsisë së problemeve sociale, identifikohen pikat e forta dhe te dobeta të individeve, grupeve apo komunitetve të cilat janë shume të rëndësishme në ndërhyrjen me pas për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu kërkimi shkencorë shërben si mjet monitorimi i punës gjatë realizimit të saj, ku duhet theksuar rëndesia e monitorimit në vazhdimin ose jo të ndërhyrjes aktuale, ndryshimit te metodës ndërhyrëse, intensiteitit të ndërhyrjes etj. Nga ana tjetër kërkimi shkencorë shërben si vlerësues i punës së bërë, si identifikues i mangësive dhe përparsive të saj. Kërkimi shkencorë mat dhe vlerëson gjithashtu qëndrueshmërinë e punës së bërë e cila është ndër treguesit kryesorë të suksesit të saj.
💡Pra administrimi dhe kërkimi shkencorë janë dy metodat ndihmëse të punës sociale të cilat ja bëjnë asaj më të lehtë aktivitetin profesional dhe rrugërimin drejt arritjes së mirëqënies dhe drejtësisë sociale.
No comments:
Post a Comment