Thursday, April 16, 2020

Nivelet e punës sociale



Në pikën 2 të nenin 4 të ligjit të punës sociale theksohet: " Punonjës Social është një profesion i rregulluar që ushtrohet në fushën e punës sociale në nivel makro, mezo dhe mikro, në shërbim të individëve, familjeve, grupeve, komuniteteve, institucioneve të nivelit qendror e vendor në sistemin publik dhe privat.
Nga sa u citua me sipër kuptohet që punonjësit social janë kudo. Në niveli mikro  të ndërhyrjes/ofrimit të ndihmës, punonjësin social e gjen të fokusuar tek puna me individin. Në nivelin mezo ai punon me familjen dhe grupet e vogla. Ndërsa në nivelin makro punonjësi social punon me agjensitë, organizatat, komunitetet dhe shoqërinë në përgjithsi.  Shpesh termin "Nivele" në literaturën e punës sociale e gjejmë të emertuar si  "Metoda" , por të dyja i referohen fushës se veprimit të punës sociale.


Edhe pse teorikisht ekzistont një ndarje e tillë, punonjësi social nuk mund ti "presë gjërat  me thikë". Shpesh një punojnës social që ofron shërbimin e tij në nivelin mikro e gjen të përfshirë njëkohesisht dhe në dy nivelet e tjera, mezo dhe makro. Për ta bërë më të kuptueshme këtë ndërlidhje që ekziston mes niveleve te punës sociale po e ilustrojme me një shembull.
Një punojnës social që punon në shkollë identifikon një nxënës që kohët e fundit ka filluar të ketë sjellje shmangëse dhe vetizoluese. Ai gjithashtu ka filluar të ketë rënie të theksuar në mësime. I shqetësuar nga gjendja e nxënësit ky punonjës social fillon ta studjojë rastin e tij. Gjatë punës zbulon që atmosfera familjare e fëmijës ka ndryshuar. Zënkat mes prindërve të cilat reflektojnë në gjëndjen emocionale të fëmijës janë pothuajse të përditshme. Kjo duket se ka ardhur si pasojë e humbjes së punës që babai kishte dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet familjare me ardhjen në jetë dhe të motres së vogël. Pasi njihet me gjendjen e familjes punonjësi social fillon punën për lidhjen e familjes me burimet që komuniteti ofron si dhe gjetjen e një pune për babain e nxënësit.
Ndërkohë analizojmë ndërhyret.
📌Puna me nxënësin (ndërhyrje në nivelin mikro).
📌Puna më familjen ( ndërhyrje në nivelin mezo).
📌 Puna me agjensitë ,ndërlidhja e familjes me burimet e komunitetit (ndërhyrje në nivelin makro).
Siç kuptohet dhe nga shembulli punonjësi social njëkohesiht ofron shërbimin e tij në nivele të ndryshme. Ai është si një elektron që lëviz nëper "orbitat e punës sociale" për të ofruar më të mirën për klientin e tij.

Referencat

https://www.vendime.al/ligj-nr-1632014-per-urdhrin-e-punonjesve-sociale-ne-republiken-e-shqiperise-2/
https://youtu.be/jJXRB1V5eVw


No comments:

Post a Comment

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...