Thursday, April 16, 2020

Nivelet e punës sociale



Në pikën 2 të nenin 4 të ligjit të punës sociale theksohet: " Punonjës Social është një profesion i rregulluar që ushtrohet në fushën e punës sociale në nivel makro, mezo dhe mikro, në shërbim të individëve, familjeve, grupeve, komuniteteve, institucioneve të nivelit qendror e vendor në sistemin publik dhe privat.
Nga sa u citua me sipër kuptohet që punonjësit social janë kudo. Në niveli mikro  të ndërhyrjes/ofrimit të ndihmës, punonjësin social e gjen të fokusuar tek puna me individin. Në nivelin mezo ai punon me familjen dhe grupet e vogla. Ndërsa në nivelin makro punonjësi social punon me agjensitë, organizatat, komunitetet dhe shoqërinë në përgjithsi.  Shpesh termin "Nivele" në literaturën e punës sociale e gjejmë të emertuar si  "Metoda" , por të dyja i referohen fushës se veprimit të punës sociale.


Edhe pse teorikisht ekzistont një ndarje e tillë, punonjësi social nuk mund ti "presë gjërat  me thikë". Shpesh një punojnës social që ofron shërbimin e tij në nivelin mikro e gjen të përfshirë njëkohesisht dhe në dy nivelet e tjera, mezo dhe makro. Për ta bërë më të kuptueshme këtë ndërlidhje që ekziston mes niveleve te punës sociale po e ilustrojme me një shembull.
Një punojnës social që punon në shkollë identifikon një nxënës që kohët e fundit ka filluar të ketë sjellje shmangëse dhe vetizoluese. Ai gjithashtu ka filluar të ketë rënie të theksuar në mësime. I shqetësuar nga gjendja e nxënësit ky punonjës social fillon ta studjojë rastin e tij. Gjatë punës zbulon që atmosfera familjare e fëmijës ka ndryshuar. Zënkat mes prindërve të cilat reflektojnë në gjëndjen emocionale të fëmijës janë pothuajse të përditshme. Kjo duket se ka ardhur si pasojë e humbjes së punës që babai kishte dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet familjare me ardhjen në jetë dhe të motres së vogël. Pasi njihet me gjendjen e familjes punonjësi social fillon punën për lidhjen e familjes me burimet që komuniteti ofron si dhe gjetjen e një pune për babain e nxënësit.
Ndërkohë analizojmë ndërhyret.
📌Puna me nxënësin (ndërhyrje në nivelin mikro).
📌Puna më familjen ( ndërhyrje në nivelin mezo).
📌 Puna me agjensitë ,ndërlidhja e familjes me burimet e komunitetit (ndërhyrje në nivelin makro).
Siç kuptohet dhe nga shembulli punonjësi social njëkohesiht ofron shërbimin e tij në nivele të ndryshme. Ai është si një elektron që lëviz nëper "orbitat e punës sociale" për të ofruar më të mirën për klientin e tij.

Referencat

https://www.vendime.al/ligj-nr-1632014-per-urdhrin-e-punonjesve-sociale-ne-republiken-e-shqiperise-2/
https://youtu.be/jJXRB1V5eVw


Wednesday, April 1, 2020

Çfarë bën punonjësi social?

Kjo është pyetja me e shpeshtë që dëgjon punonjësi social sa herë që pyetet rreth profesionit të tij. Për të qënë e sinqertë kjo nuk është një pyetje e lehtë për t'ju përgjigjur.
- Pse? -Do të thojë dikush.
Jo sepse një punonjës social nuk e ka të qartë  rolin dhe detyrat e tij në shoqëri, por sepse këto të fundit janë të shumta dhe gjithëpërfshirëse. Ndoshta është më mirë të them "nuk di nga t'ja fillojë" për të shpjeguar punën që bën. 
 Për të kuptuar më mirë punën e një punonjësi social po e filloj nga misjoni i tij. Misjoni i punës sociale fokusohet në ofrimin e ndihmës  ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë,  fuqizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteve  me qëllim arritjen e drejtësisë dhe mirëqënies sociale. Për të plotësuar këtë misjon ai ndërmerr  role të ndryshme.
 Ai është aktivist, në mbrojtje të të drejtave të klientit të tij, është lobues i të drejtave te munguara. Një punonjës social është ndërlidhës mes klientëve dhe burimeve që ofron kominiteti, është negociator në funksion të sigurimit të nevojave të tyre. Ai është iniciator i nismave të ndryshme në funksion të drejtesisë dhe mirqënies sociale. Punonjësi social është lehtësues grupi, folës i grupit që përfaqson.  Roli i avokatit të grupeve apo individëve të marzhinalizuar është gjithashtu një ndër rolet që më së  shumëti ai ndërmerr. Punonjësi social  është  kërkues shkencorë , ai angazhohet shpesh në hulumtime mbi ngjarjet apo problemet sociale që trajton. Gjithashtu ai është një hartues dhe zbatues i mirë politikash, programesh e projektesh sociale.



Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...