Tuesday, March 24, 2020

Punonjësi social përkrah Sociologut dhe Psikologut.



Shpesh kur pyetem rreth profesionit tim kuptoj që më së shumti më ngatërrojnë me kolegët e mij psikologë dhe sociologë. 
Si fillimi duhet sqaruar që të tre janë profesione të mirfilltë, të ndarë nga njëri tjetri. Që të zotërohet cilindo prej tyre duhet të ndiqen studimet në degën përkatëse. 

Po nga buron gjithë kjo ngaterresë në shoqëri? Pse përherë puna sociale i atashohet ose sociologjisë ose psikologjisë?
Në vijim do përpiqem që të qartësoj këtë ngaterresë shkurtimisht, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë.

Fakti që janë profesione me qasje sociale ju jep atyre shumë ngjajshmëri, dhe kjo e bën konfuze masën e gjërë.
Një element tjetër që duhet sqaruar është se një punonjës social veç të tjerash, pjesë shumë të rëndësishme të formimit të tij akademik ka marrjen e dijes sociologjike dhe psikologjike.


Për sa i përket sociologjisë ajo është shkenca e cila merret me studimin e shoqërisë. Këtë e kuptojmë edhe nga ndërtimi morfologjik i emrit, Sociologji = Socio (shoqëri)+Logos (shencë). Për ta bërë më të kuptueshme një sociolog interesohet  tu përgjigjet pyetjeve si: si, pse, kur, ndodhin ngjarje të ndryshme në shoqëri. Punonjësit social përvec këtyre te fundit janë më shumë të fokusuar në ndërhyrjen konkrete në zgjidhjen e problemeve sociale pra, në rast se një sociolog merret me anën teorike të problemit, punojësi social, punon në funksion të zgjidhjes së tij.
 Përsa i përket psikologjisë ajo ndryshe njihet si shkenca që studjon shpirtin , psyche (shpirt)+logos(shkenc). Psikologu e studjon të brendëshmen e njeriut përmes sinjaleve që ai pasqyron së jashtmi pra, përmes sjelljes se tij. Po ta krahasojmë tani punën e psikologut me atë të punonjësit social shohim që, psikologu fokusohet me tepër tek sjellja e njeriut dhe synon ekujlibrin e tij të brendëshëm, ndërsa punonjësi social më së shumëti angazhohet në funksionimin shoqëror dhe synon mirqënien sociale.

Duhet theksuar që këta tre profesionistë (punonjësi social, psikologu, sociologu) shpesh në përditshmëri i gjen të punojnë sëbashku në të ashtëquajturat grupe multidisiplionare.  Në këtë mënyrë ata i  bëjnë një  trajtim më të plotë problemit duke e analizuar në tërësi. Për ta përmbyllur po marr një shembull: Gjatë punës në grup për zbutjen e varfërisë, sociologu merret me studimin e fenomenit varfëri, pra përpiqet të identifikojë shkaqet, pasojat, shtrirjen etj. Psikologu merret me rekuperimin e demeve psikologjike të shkaktuara nga kjo situatë siç mund të jenë, stresi, depresioni, ndjenja e inferioritetit etj. Ndërsa punonjësi social angazhohet në gjetjen e alternativave për zbutjen e varfërisë duke lidhur individët me burimet e komunitetit të llojit shërbime apo punësim.



Thursday, March 19, 2020

Puna sociale në Shqipëri.

"Përherë në kohën dhe vëndin e duhur!"
Puna sociale  është një ndër profesionet më të reja në vendin tonë.  Për herë te parë ky profesion u bë i njohur në vitin 1992.  Deri në atë periudhë nuk ekzistonte si term e as si praktikë. Si një profesion i ri duket se erdhi në kohën më të përshtarshme. Në një kohë kur me të vërtetë nevoitej ndihma profesionale e punonjësit social.


Rënia e regjimit komunist dhe vendosia e demokracisë e cila erdhi përmes revoltës, solli me vete shumë probleme sociale. Njerëzit filluan ti thyejnë kufijtë imagjinar të vendosur gjatë komunizmit. Ata filluan të dynden drejt qëndrave urbane. Gjatë këtij migrimi ata lanë pas shtepitë, punën, rrethin e ngushtë dhe cdo gjë që kishin për të t'ja filluar nga e para.  Sfidat ishin të mëdha duke filluar me gjetjen e strehimit, punës, shkollës së fëmijeve, përshtatja me mjedisin e ri etj.
Në këtë situatë u shfaqën probleme si: varfëria,  mungesa e strehimit, droga, alkoholi, trafikimi i qenieve njerzore, delinkuencat rinore etj. Gjithashtu tranzicioni u shoqërua me përplasje kulturash e cila solli paragjykime, diskriminime e deri në përjashtime sociale drejtuar personave që erdhën nga periferia.
Në gjithë këtë situatë të krijuar punonjësit social dhanë një kontribut shumë të madh në rivendosien e stabiliteit social.
Një tjetër sfidë me të cilën u përball vendi ynë në fundin e  viteve 90 ishte menaxhimi i situatës dhe mikpritja e popullit të Kosovës të cilët emigruan drejt vendit tonë gjatë kohës së luftës.  Edhe në këtë rast punonjësit socialë ishin prezent dhe madje shumë aktivë në ndihmë të personave që po përjetonin trauma  si : humje e njerëzve të dashur, humbje e pasurisë, dhunë e të gjitha llojeve etj.
Vlen të theksohet se puna sociale në shqipëri që në fillimet e saj është menduar si një disiplinë shkencore.  Shkolla e punës sociale për  të parën herë në vendin tonë është hapur në vjeshtën e vitit 1992 bazuar në VKM nr 348 dt. 10.08.1992.
Në vitin 1996 u diplomua brezi i parë i Punës Sociale në Shqipëri. Tregues për profesionalizmin dhe formimin akademik  është edhe fakti që sot shumica prej tyre janë personalitete të shquara të këtij profesioni, në ofrimin e shërbimeve, përgaditjen akademike të punonjësve social të rij si dhe në vendimmarrje e politikbërje.
Gjatë viteve punonjësit socialë shqipëtarë kanë punuar pareshtur në ngritjen dhe përhapjen e këtij profesioni shumë të nevojshmëm për shoqërinë.
Sot Puna Sociale në Shqipëri studiohet në disa nga Universitetet shtetërore me në zë si psh: Universiteti i Tiranës, Universiteti  i Shkodrës "Luigi Gurakuqi" , Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" etj.
Kurrikulat shqiptare i ofrojnë punonjësit socialë formim akademi i cili fillon nga  niveli bachelor e deri tek Doktorratura.
Profesionistët e punës sociale sot i gjen kudo në institucionet tona si private ashtu edhe shtetërore, duke ofruar kontributin e tyre në funksion të mirqënies sociale.


Referencat

Sunday, March 15, 2020

Historia e punës sociale

Puna sociale është e lashtë sa vetë jeta...
Ajo ekzistonte si një praktikë jetike edhe para se të ishte nje profesion i mirfilltë.
Për të qënë më të qartë puna sociale dikur quhej "ndihmë reciproke" ku individët grupet dhe komunitet ndihmonin njëri tjetrin në raste si: varfëri, sëmundje, kujdes ndaj fëmijeve në rast vdekje të prindërve etj.
Përherë ka patur përpjekje vullnetare për të ndihmuar individët, komunitetet apo shoqëritë me probleme sociale.
Në  fundin e shekullit të  18, ajo që njihet si pionerja e punës sociale Jane Adams themeloj "Settlement House Movement" në SHBA e cila kishte si misjon ofrimin e shërbimeve ligjore, arsimore dhe shëndetsore për të varfërit. Punonjësit social të asaj kohe organizoheshin në shtëpi/kampe në zonat ku kishte probleme të theksuara sociale.
Deri në vitin 1913, ishin shpërndarë 413 vendbanime në 32 shtete në vend për të përmirësuar jetën e të varfërve.


Në shekullin e 19 me revolucionin industrial jeta filloj te bëhet me dinamike, njerzit filluan te migrojnë nga periferia në qëndrat urbane  dhe kështu filluan të humbasin njohjet dhe lidhjet që dikur kishin mes vete.
Gjithashtu në këtë periudhë u shfaqën  shumë sëmundje mendore dhe fizike. Probleme sociale si varfëria e skajshme, përjashtimi social, trafikimi i qenieve njerzore apo mungesa e strehimit tashme kishin nevojë për një trajtim profesional.
Në kushte të tilla lindi dhe profesioni i punës sociale i cili deri në këtë kohë ishte përpjekje vullnetare për të zbutur problemet sociale. Grupe dhe organizata të ndryshme punonjësish social filluan të angazhohen në rivendosjen e mirëqënies sociale.
Në vitin 1903 profesioni i punës sociale filloj të mësohet përmes trajnimeve në Departementin e Sociologjise në Universitetin e Londres. Individë të trajnuar në njohjen dhe trajtimin e problemeve sociale i gjeje kudo, në shkolla, spitale, agjensitë e mirqënies familjare dhe të fëmijës etj. Në vitin 1930 Puna sociale merr statusin profesional.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u bënë përpjekje për të përmirësuar statusin profesional të punës sociale. Në vitin 1952 u formua  Këshilli për Arsimin e Punës Sociale.
Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë është themeluar në vitin 1955. NASW është një nga organizatat më të mëdha të anëtarësimit të punëtorëve profesionistë socialë në botë, me më shumë se 120,000 anëtarë. Ajo punon konform me rritjen profesionale dhe zhvillimin e anëtarëve të saj, për të krijuar dhe ruajtur standarde profesionale dhe për të hartuar politika të shëndosha sociale.
Në vitin 1970 ne SHBA u themelua nga kolegjet dhe universitetet, BSW ( bachelor në punën sociale) si një program hyrës në profesionin e punës sociale.
Nga fillimi i viteve 2000 punonjësit social pëbëjnë përqindjen më të madhe të profesionistëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor dhe shërbimeve të familjes në mbarë botën e sidomos në Angli dhe SHBA.
Sot formimi akademik i punonjësit social fillon nga niveli bachelor e deri tek profesor i asocuar. Ata i gjen në cdo nivel të ofrimit të shërbimeve sociale, duke filluar nga puna me individin deri tek hartimi i politikave sociale.






Referencat

Thursday, March 12, 2020

Çfarë është profesioni i punës sociale?


Gjatë  studimeve jam njohur me shumë përkufizime mbi punën sociale, autorë të ndryshëm e shohin në këndveshtrime të ndryshme:
Sipas (NASW 1970-1980 Shoqata kombëtare e Punonjësve social në Amerikë)  "Puna sociale është një aktivitet profesional, që ndihmon individët, grupet ose komunitetet, të përmirsojnë ose shtojnë kapacitetet e tyre për funksionimin social si dhe krijon kushte të favorshme sociale për të realizuar këtë qëllim".
Ndërsa sipas CASW (shoqata kanadeze e Punës Sociale), puna sociale është "një profesion i interesuar të ndihmojë individët, familjet, grupet, dhe komunitetet që ta rrisin mirëqnien e tyre individuale dhe kolektive"
Në një tjetër konceptim, " puna sociale synon ta rrisë funksionimin shoqëror të individëve - të vetëm apo në grupe - me veprimtari që përqëndrohen në marrdhëniet e tyre shoqërore, që përfshihen në ndërveprimin e njeriut me mjedisin. Këto veprimtari mund të grupohen në tre funksione, që janë: riaftësimi i kapacitetit të dobët; përgaditja dhe vitalizimi i burimeve individuale dhe shoqërore; parandalimi i disfunksioneve shoqërore ( Werner W. Boehm, Objectives of the Social Work Curriculum of the Future, Curriculum Study l, 1959, fq. 54)
E thënë në mënyre më të thjeshtë "puna sociale është profesioni më gjithëpërfshirës i shërbimeve humane dhe me kalimin e kohës është njohur si profesioni që fokusohet  në ndihmën e njërzve për të përmirsuar funksionimin social (Gjermeni E, Metoda dhe Shprehi në Praktikën e Punës Sociale fq 15). Pra një punonjës social ndihmon njerëzit të konsolidojnë ndërveprimet  e tyre me personat që i rrethojnë ( fëmijet, prinderit, partnerët, kolegët, komunitetin) dhe burimet e mjedisit (institucionet publike dhe private).
Pavarsisht sa thashë më sipër kur me pyesin se çështë puna sociale  fraza e parë që më vjen në mendje është: " Puna sociale është art, shkencë dhe profesion"
E si ta kuptojmë këtë?



Është art sepse të punosh me shtresat më ne nevojë të shoqërisë vërtetë nevojitet të njohësh artin e komunikimit, të arrish të kuptosh tjetrin, të thuash me fjalë të thjeshta gjërat më të ndërlikuara, ta kuptosh  dhimbjen e tjeterit  ashtu sic ai e ndjen, pa ta treguar ai, dhe prap të jesh në gjendje të mos përfshihesh emocionalisht. Të jesh një punonjës social i mirë duhet të jesh dhe një "piktor i mirë", duhet të arrish të vizatosh  ylberë plot ngjyra në mendjet e njererëzve që mendojnë vetëm bardh e zi. Gjithashtu duhet të jesh një animator i mirë, duhet të arrish të fusësh gëzim dhe shpresë në zemrat e njërzve përmes, fjalëve, gjesteve,apo qëndrimeve.
Puna sociale është profesion pasi ajo së pari është një disiplinë shkencore. Që të bëhesh një punonjës sociale, duhet të studjosh në degën përkatëse. Është profesion për faktin se zotëron cdo element për të qënë  i tillë, ai si cdo profesion tjeter ka: vlerat, standartet, parimet, si dhe kodin e etikes në bazë të së cilit ushtrohet.
Referencat
-Dragoti E. Hyrje ne pune sociale, Tirane 2009
-Gjermeni E, Metoda dhe Shprehi në Praktikën e Punës Sociale.


Saturday, March 7, 2020

Pse " Unë jam Punonjës Social" ?





A është e njohur për ju kjo bisedë?

- Çfarë profesioni keni?
-Jam punonjës social.
- Aha, sa mirë!  (pauzë) Po çfarë bën ti...
-Un gjatë punës time përpiqem të ndihmoj njerëzit me probleme sociale, më saktë ti aftësoj ata të zgjidhin problemet e tyre.
- E kuptoj, ngjashëm me psikologun.
- Jo tamam. Puna Sociale është krejtësisht  dicka tjetër, është një profesion i mirfilltë. Një Punonjës social... Dhe kështu vazhdon biseda deri sa mendoj që  bashkëbiseduesi  është sqaruar.

Para 7 vitesh as un nuk e dija se çështë puna sociale. Më kujtohet sa kam qarë kur mësova që kisha fituar këtë degë. E kisha zgjedhur vetëm për të mbushur formatin e aplikimit.
Në atë moment e gjithë ajo që dija për punonjësin social ishte imazhi i një gruaje që shkonte dhe kontrollonte gjendjen e  fëmijëve jetimë në familjet kujdestare apo birsuese të cilën e kisha parë në filma. E fillova universitetin plot dilema për të ardhmen time dhe për cudi në këtë profesion gjeta vetveten.

Sot pas përfundimet me sukses të studimeve pasuniversitare në këtë fushë, e ndjej që të kontribuoj në njohjen dhe promovimin e punës sociale.  Sado modeste përpjekja ime uroj ti ndihmojë kujdo që kërkon të krijojë një ide më të saktë mbi punën sociale.

Përzemërsisht Arena!


Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...