Monday, June 15, 2020

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale


Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve.
Në vijim do njihemi me parimet etike të punës sociale të cilat bazohen në vlerat e saj.


➡️Vlera: Shërbimet.
▶️Parimi etik: Qëllimi parësorë i punonjësit social është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe të adresojë problemet sociale.
Kjo do te thotë se punonjësit social nuk e ngrejnë punën e tyre profesionale mbi interesin vetiak. Ata investojnë vlerat dhe njohuritë e tyre për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Vlen të theksohet që punonjësit socialë inkurajohen të vullnetarizojnë një pjesë të aftësive të tyre profesionale pa pritur ndonjë shperblim të konsiderueshëm financiar.
➡️Vlera: Drejtësia sociale
▶️Parimi etik: Punonjësit social sfidojnë padrejtësinë sociale.
Punonjësit social që në fillesat e këtij profesioni ateherë kur ekzistonte si një përpjejke vulletare për të zbutur problemet sociale kanë promovuar drejtesinë sociale.
Kjo është edhe arsyeja pse ata i gjen përher të angazhuar me probleme si varfëria, papunësia, diskriminimi etj.
Drejtësia sociale ngrihet mbi ofrimin e mundësive  dhe aksesit në burimet e komunitetit në përputhje me nevojat, karakteristikat dhe prioritetet e grupeve apo individëve.
➡️Vlera: Dinjiteti dhe vlera e personit
▶️Parimi etik: Punonjësit social respektojnë dinjitetin dhe  vlerësën e qenësishme të personit.
Një punonjës social e trajton cdo njeri me kujdes dhe respekt duke patur parasysh dallimet individuale, përkatesinë etnike apo diversitetin kulturorë. Ai përpiqet të rrisë kapacitet e klinetëve dhe të adresojë problemet e tyre  në një mënyrën sa më humane si dhe ne përputhje përherë me vlerat, parimet dhe standartet profesionale.
➡️Vlera: Rëndësia e marrëdhënieve njerëzore
▶️Parimi Etik: Punëtorët socialë njohin rëndësinë qëndrore të marrëdhënieve njerëzore.
Njerëzit janë qënie sociale dhe si te tilla nuk mund të jetojnë larg lidhjeve të tyre. Studimet e ndryshme psikologjike  tregojnë që njeriu në një përqindje të lartë e kupton vetëveten ( krijimi i vetkonceptit) falë shoqërizimit me të tjerët dhe ndërveprimit me mjedisin rrethues.
Duke njohur rëndesinë  e marrëdhënieve njerzore punonjësit social i përdorin ato shpesh si mjete ndihmëse në punën me klientet. Ata vazhdimisht përpiqen që ti kurojnë, rivendosin, ruajnë e forcojnë këto  lidhje duke rritur kështu mirëqenien e individëve, familjeve, grupeve sociale, organizatave dhe komuniteteve.
➡️Vlera: Integriteti
▶️Parimi Etik: Punonjësit social sillen në një mënyrë të besueshme.
Punonjësit socialë janë vazhdimisht të vetëdijshëm për misionin e profesionit te tyre vlerat, parimet  dhe standardet etike  si dhe praktikën duke ruajtur qëndrueshmërinë mes tyre.  Punonjësit socialë veprojnë me ndershmëri dhe me përgjegjësi dhe promovojnë praktika etike nga ana e organizatave në të cilat bëjnë pjesë.
➡️Vlera: Kompetenca
▶️Parimi Etik: Punonjësit socialë ofrojnë shërbime në fushat e tyre të kompetencave si  dhe zhvillojnë dhe forcojnë ekspertizën e tyre profesionale.                                            Punonjësit socialë vazhdimisht përpiqen të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale dhe t'i zbatojnë ato në praktikë.  Një punonjës social nuk ndalon asnjëherë së mësuari. Ai është përher në përpjejke për të zbuluar dhe përsosur metodat e tij të punës.Në njefarë mënyre punonjësi social duhet të përparojë në praktikat e tij të punës konform  dinamikave të problemeve sociale. 

Friday, May 29, 2020

Metodat ndihmëse të punës sociale. Administrimi & Kërkimi shkencorë.

Në postimet e mëparshme u njohëm me misjonin e punës sociale, rolet e punonjësit social, nivelet e punës sociale etj. Theksuam që puna sociale ka tre nivele të ndryshme ndërhyrjeje mikro, mezo dhe makro të cilat shpesh në literaturën e punës sociale i gjen të emërtuara si metoda të punës sociale.  Këto njihen edhe si metodat bazë punës sociale. Nga ana tjetër kemi administrimin dhe kërkimin shkencorë të cilët shërbejnë si metoda ndihmëse të punës sociale.
 -Në çfarë kuptimi metoda ndihmëse⁉️
Nga vetë fjala metoda ndihmëse të punës sociale nënkuptohet që e ndihmojnë ecjen përpara të këtij profesioni.

-Si❓

-📔🖋️Administrimi social shërben si një rregullator   i praktikës së punës. Përmes tij organizohet puna në institucionet e ofrimit të shërbimeve sociale. Ai i jep punës sociale pamjen e një profesioni të vërtete në nivel institucional, duke filluar nga menaxhimi i burimeve njerzore, materiale, ofrimit të shërbimeve, marrëdhënies me klientet/komunitetin etj.  Një aspekt tjetër për të cilin kujdeset administrimi është hartimi i politikave institucionale, organizative si dhe vendimarrjeve të tjera në përputhje me qëllimet, strategjitë dhe drejtimet e shërbimeve sociale.
🔎Kërkimi shkencorë i shërben punës sociale si një mjet shumë i nevojshëm hulumtimi, monitorimi e vlersimi.  Përmes kërkimit shkencorë arrihet identifikimi dhe matja e shtrirjes apo ashpërsisë së problemeve sociale, identifikohen pikat e forta dhe te dobeta të individeve, grupeve apo komunitetve të cilat janë shume të rëndësishme në ndërhyrjen me pas për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu kërkimi shkencorë shërben si mjet monitorimi i punës gjatë realizimit të saj, ku duhet theksuar rëndesia e monitorimit në vazhdimin ose jo të ndërhyrjes aktuale, ndryshimit te metodës ndërhyrëse, intensiteitit të ndërhyrjes etj. Nga ana tjetër kërkimi shkencorë shërben si vlerësues i punës së bërë, si identifikues i mangësive dhe përparsive të saj. Kërkimi shkencorë mat dhe vlerëson gjithashtu qëndrueshmërinë e punës së bërë e cila është ndër treguesit kryesorë të suksesit të saj.


💡Pra administrimi dhe kërkimi shkencorë janë dy metodat ndihmëse të punës sociale të cilat ja bëjnë asaj më të lehtë aktivitetin profesional dhe rrugërimin drejt arritjes së mirëqënies dhe drejtësisë sociale.

Thursday, April 16, 2020

Nivelet e punës sociale



Në pikën 2 të nenin 4 të ligjit të punës sociale theksohet: " Punonjës Social është një profesion i rregulluar që ushtrohet në fushën e punës sociale në nivel makro, mezo dhe mikro, në shërbim të individëve, familjeve, grupeve, komuniteteve, institucioneve të nivelit qendror e vendor në sistemin publik dhe privat.
Nga sa u citua me sipër kuptohet që punonjësit social janë kudo. Në niveli mikro  të ndërhyrjes/ofrimit të ndihmës, punonjësin social e gjen të fokusuar tek puna me individin. Në nivelin mezo ai punon me familjen dhe grupet e vogla. Ndërsa në nivelin makro punonjësi social punon me agjensitë, organizatat, komunitetet dhe shoqërinë në përgjithsi.  Shpesh termin "Nivele" në literaturën e punës sociale e gjejmë të emertuar si  "Metoda" , por të dyja i referohen fushës se veprimit të punës sociale.


Edhe pse teorikisht ekzistont një ndarje e tillë, punonjësi social nuk mund ti "presë gjërat  me thikë". Shpesh një punojnës social që ofron shërbimin e tij në nivelin mikro e gjen të përfshirë njëkohesisht dhe në dy nivelet e tjera, mezo dhe makro. Për ta bërë më të kuptueshme këtë ndërlidhje që ekziston mes niveleve te punës sociale po e ilustrojme me një shembull.
Një punojnës social që punon në shkollë identifikon një nxënës që kohët e fundit ka filluar të ketë sjellje shmangëse dhe vetizoluese. Ai gjithashtu ka filluar të ketë rënie të theksuar në mësime. I shqetësuar nga gjendja e nxënësit ky punonjës social fillon ta studjojë rastin e tij. Gjatë punës zbulon që atmosfera familjare e fëmijës ka ndryshuar. Zënkat mes prindërve të cilat reflektojnë në gjëndjen emocionale të fëmijës janë pothuajse të përditshme. Kjo duket se ka ardhur si pasojë e humbjes së punës që babai kishte dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet familjare me ardhjen në jetë dhe të motres së vogël. Pasi njihet me gjendjen e familjes punonjësi social fillon punën për lidhjen e familjes me burimet që komuniteti ofron si dhe gjetjen e një pune për babain e nxënësit.
Ndërkohë analizojmë ndërhyret.
📌Puna me nxënësin (ndërhyrje në nivelin mikro).
📌Puna më familjen ( ndërhyrje në nivelin mezo).
📌 Puna me agjensitë ,ndërlidhja e familjes me burimet e komunitetit (ndërhyrje në nivelin makro).
Siç kuptohet dhe nga shembulli punonjësi social njëkohesiht ofron shërbimin e tij në nivele të ndryshme. Ai është si një elektron që lëviz nëper "orbitat e punës sociale" për të ofruar më të mirën për klientin e tij.

Referencat

https://www.vendime.al/ligj-nr-1632014-per-urdhrin-e-punonjesve-sociale-ne-republiken-e-shqiperise-2/
https://youtu.be/jJXRB1V5eVw


Wednesday, April 1, 2020

Çfarë bën punonjësi social?

Kjo është pyetja me e shpeshtë që dëgjon punonjësi social sa herë që pyetet rreth profesionit të tij. Për të qënë e sinqertë kjo nuk është një pyetje e lehtë për t'ju përgjigjur.
- Pse? -Do të thojë dikush.
Jo sepse një punonjës social nuk e ka të qartë  rolin dhe detyrat e tij në shoqëri, por sepse këto të fundit janë të shumta dhe gjithëpërfshirëse. Ndoshta është më mirë të them "nuk di nga t'ja fillojë" për të shpjeguar punën që bën. 
 Për të kuptuar më mirë punën e një punonjësi social po e filloj nga misjoni i tij. Misjoni i punës sociale fokusohet në ofrimin e ndihmës  ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë,  fuqizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteve  me qëllim arritjen e drejtësisë dhe mirëqënies sociale. Për të plotësuar këtë misjon ai ndërmerr  role të ndryshme.
 Ai është aktivist, në mbrojtje të të drejtave të klientit të tij, është lobues i të drejtave te munguara. Një punonjës social është ndërlidhës mes klientëve dhe burimeve që ofron kominiteti, është negociator në funksion të sigurimit të nevojave të tyre. Ai është iniciator i nismave të ndryshme në funksion të drejtesisë dhe mirqënies sociale. Punonjësi social është lehtësues grupi, folës i grupit që përfaqson.  Roli i avokatit të grupeve apo individëve të marzhinalizuar është gjithashtu një ndër rolet që më së  shumëti ai ndërmerr. Punonjësi social  është  kërkues shkencorë , ai angazhohet shpesh në hulumtime mbi ngjarjet apo problemet sociale që trajton. Gjithashtu ai është një hartues dhe zbatues i mirë politikash, programesh e projektesh sociale.



Tuesday, March 24, 2020

Punonjësi social përkrah Sociologut dhe Psikologut.



Shpesh kur pyetem rreth profesionit tim kuptoj që më së shumti më ngatërrojnë me kolegët e mij psikologë dhe sociologë. 
Si fillimi duhet sqaruar që të tre janë profesione të mirfilltë, të ndarë nga njëri tjetri. Që të zotërohet cilindo prej tyre duhet të ndiqen studimet në degën përkatëse. 

Po nga buron gjithë kjo ngaterresë në shoqëri? Pse përherë puna sociale i atashohet ose sociologjisë ose psikologjisë?
Në vijim do përpiqem që të qartësoj këtë ngaterresë shkurtimisht, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë.

Fakti që janë profesione me qasje sociale ju jep atyre shumë ngjajshmëri, dhe kjo e bën konfuze masën e gjërë.
Një element tjetër që duhet sqaruar është se një punonjës social veç të tjerash, pjesë shumë të rëndësishme të formimit të tij akademik ka marrjen e dijes sociologjike dhe psikologjike.


Për sa i përket sociologjisë ajo është shkenca e cila merret me studimin e shoqërisë. Këtë e kuptojmë edhe nga ndërtimi morfologjik i emrit, Sociologji = Socio (shoqëri)+Logos (shencë). Për ta bërë më të kuptueshme një sociolog interesohet  tu përgjigjet pyetjeve si: si, pse, kur, ndodhin ngjarje të ndryshme në shoqëri. Punonjësit social përvec këtyre te fundit janë më shumë të fokusuar në ndërhyrjen konkrete në zgjidhjen e problemeve sociale pra, në rast se një sociolog merret me anën teorike të problemit, punojësi social, punon në funksion të zgjidhjes së tij.
 Përsa i përket psikologjisë ajo ndryshe njihet si shkenca që studjon shpirtin , psyche (shpirt)+logos(shkenc). Psikologu e studjon të brendëshmen e njeriut përmes sinjaleve që ai pasqyron së jashtmi pra, përmes sjelljes se tij. Po ta krahasojmë tani punën e psikologut me atë të punonjësit social shohim që, psikologu fokusohet me tepër tek sjellja e njeriut dhe synon ekujlibrin e tij të brendëshëm, ndërsa punonjësi social më së shumëti angazhohet në funksionimin shoqëror dhe synon mirqënien sociale.

Duhet theksuar që këta tre profesionistë (punonjësi social, psikologu, sociologu) shpesh në përditshmëri i gjen të punojnë sëbashku në të ashtëquajturat grupe multidisiplionare.  Në këtë mënyrë ata i  bëjnë një  trajtim më të plotë problemit duke e analizuar në tërësi. Për ta përmbyllur po marr një shembull: Gjatë punës në grup për zbutjen e varfërisë, sociologu merret me studimin e fenomenit varfëri, pra përpiqet të identifikojë shkaqet, pasojat, shtrirjen etj. Psikologu merret me rekuperimin e demeve psikologjike të shkaktuara nga kjo situatë siç mund të jenë, stresi, depresioni, ndjenja e inferioritetit etj. Ndërsa punonjësi social angazhohet në gjetjen e alternativave për zbutjen e varfërisë duke lidhur individët me burimet e komunitetit të llojit shërbime apo punësim.



Thursday, March 19, 2020

Puna sociale në Shqipëri.

"Përherë në kohën dhe vëndin e duhur!"
Puna sociale  është një ndër profesionet më të reja në vendin tonë.  Për herë te parë ky profesion u bë i njohur në vitin 1992.  Deri në atë periudhë nuk ekzistonte si term e as si praktikë. Si një profesion i ri duket se erdhi në kohën më të përshtarshme. Në një kohë kur me të vërtetë nevoitej ndihma profesionale e punonjësit social.


Rënia e regjimit komunist dhe vendosia e demokracisë e cila erdhi përmes revoltës, solli me vete shumë probleme sociale. Njerëzit filluan ti thyejnë kufijtë imagjinar të vendosur gjatë komunizmit. Ata filluan të dynden drejt qëndrave urbane. Gjatë këtij migrimi ata lanë pas shtepitë, punën, rrethin e ngushtë dhe cdo gjë që kishin për të t'ja filluar nga e para.  Sfidat ishin të mëdha duke filluar me gjetjen e strehimit, punës, shkollës së fëmijeve, përshtatja me mjedisin e ri etj.
Në këtë situatë u shfaqën probleme si: varfëria,  mungesa e strehimit, droga, alkoholi, trafikimi i qenieve njerzore, delinkuencat rinore etj. Gjithashtu tranzicioni u shoqërua me përplasje kulturash e cila solli paragjykime, diskriminime e deri në përjashtime sociale drejtuar personave që erdhën nga periferia.
Në gjithë këtë situatë të krijuar punonjësit social dhanë një kontribut shumë të madh në rivendosien e stabiliteit social.
Një tjetër sfidë me të cilën u përball vendi ynë në fundin e  viteve 90 ishte menaxhimi i situatës dhe mikpritja e popullit të Kosovës të cilët emigruan drejt vendit tonë gjatë kohës së luftës.  Edhe në këtë rast punonjësit socialë ishin prezent dhe madje shumë aktivë në ndihmë të personave që po përjetonin trauma  si : humje e njerëzve të dashur, humbje e pasurisë, dhunë e të gjitha llojeve etj.
Vlen të theksohet se puna sociale në shqipëri që në fillimet e saj është menduar si një disiplinë shkencore.  Shkolla e punës sociale për  të parën herë në vendin tonë është hapur në vjeshtën e vitit 1992 bazuar në VKM nr 348 dt. 10.08.1992.
Në vitin 1996 u diplomua brezi i parë i Punës Sociale në Shqipëri. Tregues për profesionalizmin dhe formimin akademik  është edhe fakti që sot shumica prej tyre janë personalitete të shquara të këtij profesioni, në ofrimin e shërbimeve, përgaditjen akademike të punonjësve social të rij si dhe në vendimmarrje e politikbërje.
Gjatë viteve punonjësit socialë shqipëtarë kanë punuar pareshtur në ngritjen dhe përhapjen e këtij profesioni shumë të nevojshmëm për shoqërinë.
Sot Puna Sociale në Shqipëri studiohet në disa nga Universitetet shtetërore me në zë si psh: Universiteti i Tiranës, Universiteti  i Shkodrës "Luigi Gurakuqi" , Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" etj.
Kurrikulat shqiptare i ofrojnë punonjësit socialë formim akademi i cili fillon nga  niveli bachelor e deri tek Doktorratura.
Profesionistët e punës sociale sot i gjen kudo në institucionet tona si private ashtu edhe shtetërore, duke ofruar kontributin e tyre në funksion të mirqënies sociale.


Referencat

Sunday, March 15, 2020

Historia e punës sociale

Puna sociale është e lashtë sa vetë jeta...
Ajo ekzistonte si një praktikë jetike edhe para se të ishte nje profesion i mirfilltë.
Për të qënë më të qartë puna sociale dikur quhej "ndihmë reciproke" ku individët grupet dhe komunitet ndihmonin njëri tjetrin në raste si: varfëri, sëmundje, kujdes ndaj fëmijeve në rast vdekje të prindërve etj.
Përherë ka patur përpjekje vullnetare për të ndihmuar individët, komunitetet apo shoqëritë me probleme sociale.
Në  fundin e shekullit të  18, ajo që njihet si pionerja e punës sociale Jane Adams themeloj "Settlement House Movement" në SHBA e cila kishte si misjon ofrimin e shërbimeve ligjore, arsimore dhe shëndetsore për të varfërit. Punonjësit social të asaj kohe organizoheshin në shtëpi/kampe në zonat ku kishte probleme të theksuara sociale.
Deri në vitin 1913, ishin shpërndarë 413 vendbanime në 32 shtete në vend për të përmirësuar jetën e të varfërve.


Në shekullin e 19 me revolucionin industrial jeta filloj te bëhet me dinamike, njerzit filluan te migrojnë nga periferia në qëndrat urbane  dhe kështu filluan të humbasin njohjet dhe lidhjet që dikur kishin mes vete.
Gjithashtu në këtë periudhë u shfaqën  shumë sëmundje mendore dhe fizike. Probleme sociale si varfëria e skajshme, përjashtimi social, trafikimi i qenieve njerzore apo mungesa e strehimit tashme kishin nevojë për një trajtim profesional.
Në kushte të tilla lindi dhe profesioni i punës sociale i cili deri në këtë kohë ishte përpjekje vullnetare për të zbutur problemet sociale. Grupe dhe organizata të ndryshme punonjësish social filluan të angazhohen në rivendosjen e mirëqënies sociale.
Në vitin 1903 profesioni i punës sociale filloj të mësohet përmes trajnimeve në Departementin e Sociologjise në Universitetin e Londres. Individë të trajnuar në njohjen dhe trajtimin e problemeve sociale i gjeje kudo, në shkolla, spitale, agjensitë e mirqënies familjare dhe të fëmijës etj. Në vitin 1930 Puna sociale merr statusin profesional.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u bënë përpjekje për të përmirësuar statusin profesional të punës sociale. Në vitin 1952 u formua  Këshilli për Arsimin e Punës Sociale.
Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë është themeluar në vitin 1955. NASW është një nga organizatat më të mëdha të anëtarësimit të punëtorëve profesionistë socialë në botë, me më shumë se 120,000 anëtarë. Ajo punon konform me rritjen profesionale dhe zhvillimin e anëtarëve të saj, për të krijuar dhe ruajtur standarde profesionale dhe për të hartuar politika të shëndosha sociale.
Në vitin 1970 ne SHBA u themelua nga kolegjet dhe universitetet, BSW ( bachelor në punën sociale) si një program hyrës në profesionin e punës sociale.
Nga fillimi i viteve 2000 punonjësit social pëbëjnë përqindjen më të madhe të profesionistëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor dhe shërbimeve të familjes në mbarë botën e sidomos në Angli dhe SHBA.
Sot formimi akademik i punonjësit social fillon nga niveli bachelor e deri tek profesor i asocuar. Ata i gjen në cdo nivel të ofrimit të shërbimeve sociale, duke filluar nga puna me individin deri tek hartimi i politikave sociale.






Referencat

Vlerat dhe parimet etike të punës sociale

Si çdo profesion tjetër puna sociale mbështetet në disa vlera profesionale dhe parime etike gjatë ofrimit të shërbimeve. Në vijim do nji...